Humbjen me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Itali e sheh se diçka që e penalizon skuadrën e tij, por trajneri i Interit Simone Inzaghi thotë se ata janë të gatshëm për këtë sfidë kaq të rëndësishme.
Ai tha të hënën para mediave se Liverpooli është njëra nga klubet më të mira në botë por që Interi do t’i provojë të gjitha shanset në këtë ballafaqim.
“Në ndeshjen e parë rezultati na penalizoi, luajtëm një ndeshje të shkëlqyer me një rezultat tepër penalizues për atë që kishim parë në fushë. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, kundër një prej më të mëdhenjve në Evropë, por ne do ta luajmë për shumë arsye”, tha fillimisht ish-trajneri i Lazios.
“Ne e nisim nga një disavantazh, do të ishte e rëndësishme të gjejmë një gol në pjesën e parë. E dimë se do të jetë shumë e vështirë, por kemi pasur tre ditë për ta përgatitur ndeshjen, djemtë janë gati dhe të vetëdijshëm. Kjo është skuadra më e fortë. në Evropë së bashku me Bayernin dhe Cityn, me një stadium të mrekullueshëm dhe një tifozeri të zjarrtë që do ta bëjë gjithçka edhe më të komplikuar”, vazhdoi ai.
Tuje Inzaghi tha se fitorja me rezultat 5-0 ndaj Salernitanas në kampionat e ka nidhmuar ekipin për të pasur qasje tjetër ndaj Liverpoolit.
“Të arrish në një sfidë si kjo pas një fitoreje është mirë. Ne ishim të mirë duke bërë një lojë që nuk ishte e lehtë për t’u bërë. Ishte e nevojshme, veçanërisht mendërisht. Tani ne jemi gati të përballemi me këtë ekip të madh në “Anfield”, tha në fundInzaghi.
Ndeshja kthyese e Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpoolit dhe Interit zhvillohet të martën me fillim nga ora 21:00.