UBT News

Inzaghi edhe zyrtarisht është trajneri i ri i Interit

Italiani do ta zëvendësojë ish-trajnerin Antonio Conte.

Kampioni i Serie A Interi ka bërë zyrtare emërimin e trajnerit Simone Inzaghi në krye të skuadrës, pas largimit të Antonio Contes para disa ditësh.

Interi dhe Conte ndanë rrugët pas triumfit të “Scudettos” në Serie A, pas mosmarrëveshjeve me krerët e klubit, dhe tani Inzaghi ka marrë detyrën si zëvendësues i Contes. Inzaghi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me “Nerazzurët”.

“Inter Milan dëshiron të mirëpresë Simone Inzaghin në klub, si trajneri kryesor, dhe italiani ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Nerazzurët”, thuhet në faqen zyrtare të klubit.

Exit mobile version