UBT News

​Investim 5.8 milionë euro për kompleksin modern të xhudos

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar nisjen e investimit për një kompleks modern sportiv në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare.

Ai ka bërë të ditur se është nënshkruar kontrata prej rreth 5.8 milionë eurosh për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, qendra e parë ndërkombëtare e trajnimeve në Kosovë.

“Xhudistët tanë medalistë olimpikë e meritojnë më të mirën,” ka thënë Çeku, duke theksuar se ky projekt është një falënderim për Dritonin, Majlindën, Agronin dhe të gjithë kampionët që e kanë ngritur lart emrin e vendit.

Qendra e re do të përfshijë sallë sportive, hapësira moderne për fitness, pishinë për rigjenerim dhe trajnim, ambiente për akomodim të sportistëve dhe stafit, si dhe hapësira për kujdes mjekësor dhe funksion teknik ditor.

Sipas ministrit, punimet pritet të fillojnë shumë shpejt dhe përbëjnë një investim që i shërben sportit, sportistëve dhe imazhit të vendit./S.K/KP/

Exit mobile version