UBT News

Interi vetëm për fitore kundër Bolognas, ja formacionet e mundshme

Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Interit dhe skuadrës së Bolognas, e vlefshme kjo për xhiron e 14 të Serie A.

Pas dy humbjeve radhazi, “Nerazzurët” do të kërkojnë me çdo kusht fitoren sot kundër Bolognas.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin italian, Interi u mposht 2:0 nga Juventusi, kurse Bologna e mposhti Torinon me rezultat të ngushtë 2:1.

Momentalisht, Interi zë vendin e shtatë në tabelë në kuotën e 24 pikëve, krahas Bolognas që renditet në vendin e 12 me 16 pikë të arkëtuara.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin prill të këtij viti, ku asokohe Bologna e mposhti Interin me rezultat të ngushtë 2:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Interin nuk do të paraqiten Dalbert, Darmian dhe Lukaku, kurse te Bologna mungon vetë, Bonifazi.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Inter (3-5-2): Onana; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Gagliardini, Dimarco; Martinez, Dzeko

Bologna (4-2-3-1): Skorupski; Posch, Soumaoro, Lucumi, Lykogiannis; Medel, Schouten; Orsolini, Dominguez, Barrow; Arnautovic

Exit mobile version