UBT News

Interi tentoi t’i “vidhte” Milanit Jasharin, mesfushori i qëndron besnik Igli Tares

Klubi I interit është munduar që t’i rrëmbejë Milanit një objektiv të qartë të merkatos, mesfushorin Ardon Jashari. Futbollisti shqiptar i cili përfaqëson Zvicrën, po shkëlqen me Klub Bryzh në Belgjikë dhe prej kohësh është kthyer në objektivin e merkatos së kuqezinjve.

Por Interi ka shfrytëzuar takimin me drejtuesit e klubit belg që synonin blerjen e kartonit të Aleksander Stankoviç, për të tentuar që të siguronin Jasharin. Ata kanë bërë një ofertë ekonomike plus kartonin e Stankoviç për të siguruar mesfushorin e shumëkërkuar dhe për t’ua hequr atë nga duart “kushërinjve”.

Bryzh nuk ka mundur të nise negociata, pasi ka qenë Jashari i cili sapo ka mësuar për këtë ka bërë të qartë se nuk ka ndër mend t’i bashkohet Interit.

Sipas mediave italiane, ai i ka qëndruar besnik premtimit që i ka bërë Igli Tares për t’iu bashkuar Milanit nëse negociatat shkonin në rrugën e duhur, ndaj ka refuzuar sot mundësinë që t’i bashkohej zikaltërve.

Exit mobile version