Kampioni italian, Inter thuhet se ka zhvilluar takime me agjentët e sulmuesit të Ajaxit, Sebastian Haller, raporton “Gazzetta dello Sport”.
Ndërkaq, gjiganti holandez spekulohet se është duke kërkuar afro 35 milionë euro për shërbimet e Haller.
Haller ka arritur të shënojë plot 32 gola në 34 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon për Ajaxin, kështu duke tërhequr vëmendjen e shumë gjigandëve evropianë, ndër to edhe të kampionit të Serie A.
Sidoqoftë, thuhet se Interi do ta ketë të vështirë transferimin e sulmuesit 27 vjeçar, pasi që po refuzon të paguajë 35 milionë euro për yllin e Bregut të Fildishtë.
Ish-sulmuesi i West Ham United spekulohet se dëshiron të largohet në fund të këtij sezoni nga Ajaxi, dhe se tanimë kanë filluar bisedimet mes palëve të interesuara për të dhe agjentëve të Haller për ta siguruar një transferim larg “Johan Cruyff Arena”.