Raportohet se Manchester United më në fund ka bërë ofertën e parë për Andre Onanën, por me vetëm 40 milionë euro plus bonuse, dhe u refuzua nga Interi , derisa Chelsean dhe Al-Nassr janë në pritje.
Portieri është vlerësuar me 60 milionë euro, kështu që besohet se një marrëveshje mund të arrihet për 50 milionë euro para të gatshme plus 10 milionë euro të tjera bonuse.
Pas disa javësh bisedimesh, “Sportitalia” pretendon se propozimi i parë zyrtar ka ardhur nga Manchester United dhe nuk është aspak afër asaj që zikaltërit prisnin.
Situata po bëhet gjithnjë e më e tensionuar për Manchester United, sepse Al-Nassr thuhet se iu bashkua garës për reprezentuesin kamerunas, së bashku me interesimin nga Chelsea.
Për më tepër, Interi është i gatshëm të caktojë një afat deri më 20 korrik ose për të gjetur një blerës për Onanën ose për të mbajtur portierin, pasi do të ishte shumë e vështirë atëherë për të gjetur një zëvendësues të përshtatshëm.