Aksionarët e Interit kanë miratuar raportin për vitin financiar që përfundon më 30 qershor 2021 me një humbje prej 245.6 milionë euro, me pothuajse gjysmën e saj për shkak të pandemisë Covid-19.
Njoftimi është lëshuar në faqen zyrtare të kamponit italian dhe ka të bëjë me periudhën 2020/21, ku gjithashtu bëhet e ditur se të ardhura të konsoliduara prej mbi 364 milionë eurove.
“F.C. Internazionale Milano S.p.A., në Mbledhjen e Aksionarëve, e mbajtur përmes video-konferencës, ka miratuar rezultatet financiare për periudhën 2020/21, të cilat u ndikuan ndjeshëm gjatë gjithë sezonit nga efektet e pandemisë Covid-19”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit.
“Gjastë këtij viti ka pasur të ardhura të konsoliduara prej 364.7 milionë euro dhe humbje prej 245.6 milionë euro. Ndikimi i Covid-19 ishte afërsisht 110 milionë euro: rreth 70 milionë euro për shkak të mungesës së plotë të të ardhurave në ditët e ndeshjeve pas mbylljes së stadiumeve dhe rreth 40 milionë euro për shkak të reduktimit të kontratave të sponsorizimit dhe 30 milionë euro të tjera ishin për shkak të ndërprerjes së kontratave sportive”.
Ndërsa, presidenti i klubit Steven Zhang potencoi se titulli i fituar sezonin e kaluar ishte një shpërblim shumë i madh për klubin dhe të gjithë tifozët që treguan një pasion të jashtëzakonshëm.
“Fitimi i Scudetto-s së 19-të është një arritje dhe shpërblim i paharrueshëm për punën e mahnitshme të bërë nga ekipi dhe të gjithë në klub, si dhe pasionin e jashtëzakonshëm të treguar nga tifozët, të cilët kishin pritur 11 vjet për këtë moment”, tha Zhang.
“Ne kemi bërë një rrugë të gjatë që kur morëm drejtimin e klubit në vitin 2016: Interi është bërë një klub global, i suksesshëm, inovativ i lidhur me gjeneratat e reja anembanë botës. Puna dhe përkushtimi ynë tregohet në rezultat, Klubi është kthyer për të fituar me një vizion të përcaktuar qartë. Brenda kontekstit të jashtëzakonshëm ekonomik dhe social të krijuar nga pandemia, qëndrueshmëria financiare e klubit dhe mbajtja e ekipit sfidues në nivelin më të lartë janë pikat kryesore të strategjisë sonë”, theksoi Zhang në fund të fjalimit të tij.