Kampioni italian Interi ka bërë prioritet transferimin e mbrojtësit të Torinos Gleison Bremer gjatë afatit kalimtar veror të transferimeve, raporton “Calciomercato”.
Për një kohë të gjatë “Nerazzurët” kanë qenë duke e monitoruar yllin brazilian, i cili shënoi në ndeshjen mes Interit dhe Torinos këtë të diele, dhe tani kërkojnë me çdo kusht të arrijnë marrëveshje me Bremer.
Interi dëshiron që të përforcojë repartin e mbrojtjes këtë verë, në mënyrë që të ketë një skuadër më të mirë sezonin e ardhshëm dhe të vazhdojë garat për tituj.
Ndërkaq, që prej transferimit nga Atletico Miniero te Torino, Bremer ka arritur të bëjë 103 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar tre gola dhe një asistim mbi emrin e tij.