E ardhmja e Ademola Lookman mbetet pezull në aksin Inter–Atalanta. Atalanta vazhdon të kërkojë 50 milionë euro, kurse Interi mbetet destinacioni i preferuar i lojtarit, që ka refuzuar oferta të tjera dhe pret që premtimi i bërë nga Atalanta për transferimin të mbahet.
Aktualisht i dëmtuar lehtë, Lookman nuk do të udhëtojë në Gjermani me skuadrën, por mund të bashkohet më vonë për miqësoren ndaj Këlnit më 9 gusht. Pavarësisht dëshirës për transferim, ai po tregohet profesional dhe nuk ka bërë presion publik për largim një qëndrim që vlerësohet nga klubi bergamask.
Interi nuk ka ndërmend të ngrejë ofertën prej 42 milionë euro plus 3 milionë në formë të bonuseve në mënyrë të konsiderueshme, ndërsa Atalanta po shqyrton alternativat e zëvendësimit, si Federico Chiesa apo Roëe i Marsejës.