UBT News

Interi pas sulmuesit francez të cilin mund ta transferojë me parametra zero

Kohëve të fundit Interi po ndjek një strategji mjaft të mirë sa i përket transferimeve. Drejtuesit e klubit zikaltër tanimë kanë arritur marrëveshje me dy futbollistë për sezonin e ardhshëm me parametra zero dhe një strategji e tillë po funksionon për mrekulli.

Mehdi Taremi dhe Piotr Zielinski janë lojtarët me të cilët italianët kanë firmosur për sezonin e ri, teksa pranë marrëveshjes është edhe mbrojtësi spanjoll i Atleticos së Madridit, Mario Hermoso.

Ndërkaq tashmë Interi ka filluar të punojë intensivisht për një marrëveshje me sulmuesin francez të Manchester Unitedit, Anthonny Martial, i cili nuk po e gjen asesi formën e tij më të mirë te “Djajtë e Kuq” dhe me shumë gjasë do të largohet në fund të sezonit.

Transferimi i Martial te Interi do t’i ofronte italianëve më shumë alternativa në fazën ofanzive dhe më shumë eksperiencë në skuadër, po ashtu edhe asnjë shpenzim tjetër përveç pagës vjetore.

Nëse arrin marrëveshje me sulmuesin e Manchester Unitedit, Interi pritet të heqë dorë nga interesimi për islandezin Gudmundsson, për të cilin klubi i Genoas kërkon të paktën 30 milionë euro./UBTNews/

Exit mobile version