Skuadra e Interit ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin algjerian Aissa Mandi, kanë raportuar të hënën mediumet italiane. Bëhet e ditur se Interi tashmë ka kontaktuar Mandin, i cili do të largohet nga Real Betisi këtë verë si futbollist i lirë.
Mandi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Betisin pasi po synon ta vazhdoj karrierën në një klub dhe kampionat tjetër. Te Interi, po e shohin Mandin si përforcim të duhur për sezonin e ri.
Mandi 29-vjeçar këtë sezon është titullar i padiskutueshëm te Betisi, ekip për të cilin ka regjistruar 28 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar tri gola dhe asistuar dy herë.
Ai është pjesë e Betisit prej vitit 2016 kur iu bashkua nga skuadra e Rennesit. Mandi, gjithashtu ka edhe 60 ndeshje dhe një gol të shënuar me Përfaqësuesen e Algjerisë.