Inter është i pamëshirshëm këtë sezon. Zikaltrit fituan 2-1 me Lazio në “San Siro”, duke u rikthyer në krye të renditjes , ndonëse kanë edhe një ndeshje më pak se Milani I vendit të dyte .
Nje duel i bukur dhe i luftuar . Interi ia doli të kaloje në avantazh që fillim me Martinez i cili u shfaq i vetëm përballë Strakoshês dhe arriti ta mposht atë. Por pas konsulencës dhe me sistemin VAR, gjyqtari anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje.
Megjithatë dhe avantazhi i Inter nuk vonoi. Ishte Bastoni që me një goditje të bukur përpara zone arriti të tund rrjetën e portierit kuqezi, që pak minuta më parë kishte qenë protagonist i një pritje fantastike ndaj Lautaro Martinez.
Nga ana tjetër kryeqytetasit e Italisë reagojnë falë dhe një gabimi në mbrojtje të zikaltërve. Ishte Immobile që kaloi Skriniar me lehtësi dhe në pas De Vrij dhe arriti të vendos serish baraspeshën në fushë.
Në pjesën e dytë, festa do të ishte e gjitha e skuadrës nga Milano që me Milan Skriniar blindoi tri pikët e takimit. Pavarësisht tentativave të Immobiles në fund të sfidës, rezultati nuk ndryshoi.
Me këtë triumf Interi ngjitet serish në vendin e parë me 49 pikë, një më shumë se Milani i vendit të dytë ndonëse zikaltrit kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.