Lautaro Martinez është një ndër protagonistët kryesorë të ecurisë pozitive të Interit në Serie A dhe në Champions League.
Me golat e tij, “zikaltrit” po ruajnë një ecuri shumë të mirë në të gjitha kompeticionet dhe për këtë arsye klubi italian synon të rinovojë kontratën e argjentinasit, e cila skadon më 30 qershor 2026.
Sipas raportimeve të medieve italiane, Interi ka propozuar rinovimin e kontratës deri në 2028-ën me një pagë prej 8 milionë eurosh në vit.
Megjithatë, agjenti i sulmuesit nuk është i kënaqur me këtë propozim, ndërsa nuk pranon që Lautaro të rinovojë për më pak se 10 milionë euro në sezon, gjë që e shtyn për më tej firmosjen e kontratës së re, të paktën deri në gjetjen e një shifre të kënaqshme nga të dyja palët./UBTNews/