UBT News

Interi në kërkim për zëvendësuesin e Sommerit, zikaltërit kanë tashmë një emër në listë

Interi ka filluar të mendojë për zëvëndësuesin e portierit aktual, Yann Sommer. Gardianit 35-vjeçar i skadon kontrata në verën e vitit 2026 dhe si duket drejtuesit zikaltër nuk e kanë ndërmend një marrëveshje të re me zviceranin.

Kështu Interi po studion një mundësi nga Brazili. Bëhet fjalë për Bento Matheus Krepski, i cili u aktivizua te Athletico Paranaense. 24-vjeçari ka veti mjaft të mira dhe tërheqëse, ai është 190 centimetra i gjatë, elastik dhe i aftë në lojën me këmbë.

Bento së fundmi është bërë pjesë edhe e kombëtares së Brazilit duke fituar edhe më shumë vëmendje. Mirëpo përveç Interit, për portierin brazilian në garë është edhe Chelsea, megjithatë në kampin zikaltër janë optimist se mund ta mposhtin konkurrencën duke ofruar një shifër prej 20 milionë eurove.

Kjo nuk është hera e parë që Interi afrohet me gardianin e Athletico Paranaense pasi edhe në verën e shkuar pati interes nga italianët, madje vetë Bento e pranoi se për të do të ishte një ëndërr transferimi në Milano./UBTNews/

Exit mobile version