UBT News

Interi mund të goditet nga tri largime të mëdha

Interi mund të shesë edhe tre lojtarë të tjerë të kalibrit të lartë gjatë afatit kalimtar veror, ashti siç bëri edhe në verën e vitit të kaluar.

Janë tre emra të mëdhenj që mund ta braktisin këtë skuadër duke përfshirë Lautaro Martinez, Alessandro Bastoni dhe Milan Skriniar, gjithnjë sipas “Tuttosport”.

Të tre lojtarët janë në listë për transferime pasi kampionët italianë synojnë të mbledhin para për nënshkrime të reja, duke filluar me yllin e Juventusit, Paulo Dybala.

Interi e dëshiron Dybalan si një transferim të lirë dhe gjithashtu kanë në sy Bremerin e Torinos, Gianluca Scamaccan e Sassuolos dhe Luka Jovicin e Real Madridit.

Exit mobile version