Interi ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë pasi e ka mposhtur Milanin me rezultat 2-1 në “Giuseppe Meazza”.
Ishte një ndeshje ku nuk mungoi asgjë mes përplasjeve, golave të bukur dhe kartonëve të kuq, përcjell KosovaPress.
Zlatan Ibrahimovic e kaloi Milanin në epërsi në minutën e 31’ dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë Interi u tregua më kërkues. Fillimisht Zlatan Ibrahimovic u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes në Alexandre Kolarov në minutën e 58’.
Romelu Lukaku barazoi rezultatin në minutën e 71’, ndërsa fitoren Interit ia siguroi i inkuadruari nga banka rezervë Christian Eriksen me një gol të bukur nga gjuatja e lirë.