UBT News

Interi mëson kundërshtarin në finale të Kupës së Italisë

Ka përfunduar ndeshja mes Fiorentinas dhe skuadrës së Cremoneses, ku edhe kemi mësuar skuadrën e cila i bashkohet Interit në finale të Kupës së Italisë.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Artemio Franchi”, Fiorentina ka barazuar pa gola, respektivisht 0:0 me Cremonesen.

Fiorentina regjistroi vetëm një goditje drejt portës, krahas Cremoneses që përgjatë gjithë ndeshjes kishte dy goditje drejt portës por që nuk arriti ta gjente golin.

Pavarësisht barazimit sot, Fiorentina vazhdon në finale të kësaj gare pasi që në ndeshjen e parë e kishte mposhtur Cremonesen si mysafire me rezultat solid 2:0.

Fiorentina tani vazhdon në finale të Kupës së Italisë, ku atje do të përballet me Interin, i cili e eliminoi Juventusin mbrëmë me rezultat të përgjithshëm 2:1.

Rezultati final i ndeshjes, 0:0.

Rezultati i përgjithshëm, 2:0 në favor të Fiorentinas. 

Exit mobile version