Klubi italian, Interi thuhet se ka punuar në heshtje kohëve të fundit dhe është shumë afër t’i konfirmojë dy transferime ‘Mister X’ ditëve të ardhshme.
Nerazzurrët kanë kompletuar në fillim të afatit kalimtar transferime si Petar Sucic, Luis Henrique dhe Ange-Yoan Bonny këtë verë, por tifozët e tyre janë ende të pakënaqur me skuadrën.
Problemi është se për shkak të peripecive midis negociatave të lodhshme, drejtuesit e Interi dështuan ta transferojnë Ademola Lookman nga Atalanta.
E çuditshme por e vërtetë, Interi nuk ka “gatuar një pjatë të re” për gjashtë javë dhe kjo ka filluar t’i stresoj tifozët që duan nënshkrime të reja, madje edhe më shumë pas shumë shitjeve të suksesshme të klubit.
Sipas Gazzetta dello Sport, nuk do të duhet të presin gjatë, pasi drejtuesit e Nerazzurrëve kanë punuar në heshtje për t’i marrë ata në fazat e fundit: një mesfushor “i kompletuar” dhe një mbrojtës i ri do të mbërrijnë shumë shpejt.
Gazzetta dello Sport nuk jep emra por shton se janë dy lojtarë “Mister X” nga ligat e huaja e janë duke u mbajtur të fshehur emrat për të shmangur interesimin nga klubet tjera dhe bujën mediatike. Këto dy transferime thuhet se do t’i kushtojnë Interit plotë 80 milionë euro dhe me këto dy prurje mund të mbyllet afati kalimtar për klubin nga Giuseppe Meazza.