Interi u kualifikua direkt në këtë fazë të kësaj gare, kurse Bologna e eliminoi Veronan duke e mposhtur 2:0.
“Nerazzurët” do të synojnë me çdo kusht fitoren sot, që ta vazhdojnë garën për mbrojtjen e titullit të kampionit.
Sa i përket ndeshjes së sotme, te Interi do të mungojnë Denzel Dumfries, De Vrij dhe Juan Cuadrado, ndërkaq te Bologna nuk do të paraqiten Jesper Karlsson dhe Adama Soumaoro.
Ndërkaq, trajneri i Interit, Simone Inzaghi pritet që në mesfushë të startojë me yllin shqiptar, Kristjan Asllanin, ndërsa formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.
Inter (3-5-2): Audero; Bisseck, Acerbi, Bastoni; Darmian, Frattesi, Asllani, Barella, Augusto; Thuram, Arnautovic
Bologna (4-2-3-1): Ravaglia; Posch, Lucumi, Calafiori, Lykogiannis; Moro, Freuler; Ndoye, Aebischer, Saelemaekers; Van Hooijdonk.