Lautaro Martinez po përgatitet për një javë të ngarkuar dhe të rëndësishme, teksa i pret dy sfida madhore: rinovimin e kontratës me Interin dhe debutimin në kampionat ndaj Genoa. Pas triumfit me Argjentinën në Kupën e Amerikës, Lautaro është kthyer në Milano dhe tashmë është gati të udhëheqë skuadrën e zikaltërve në sezonin e ri.
Sa i përket zgjatjes së marrëveshjes me klubin deri në vitin 2029, të gjitha shenjat tregojnë se jemi pranë zyrtarizimit. Nënshkrimi është thuajse i sigurt, dhe sipas burimeve të “Gazzetta dello Sport,” firma mbi kontratën e re pritet të hidhet në mesin e gushtit.
“Toro,” siç e quajnë Lautaron, do të përfitojë 9 milionë euro në sezon sipas marrëveshjes së re. Ai ka vendosur të qëndrojë në Milano për të vazhduar stërvitjen, duke refuzuar të udhëtojë për në Londër për ndeshjen miqësore ndaj Chelsea-t. Lautaro ka marrë përsipër menaxhimin personal të çështjes së kontratës dhe ka konfirmuar se është gati të luajë në sfidën e së shtunës në debutimin e kampionatit të ri, duke treguar përkushtimin e tij të plotë ndaj Interit dhe sezonit që po afron./UBTNews/