“Nerazzurrët” kanë qenë shumë të zënë me punë muajt e fundit, duke punuar për marrëveshje të reja për lojtarë të ndryshëm kyç në skuadrën e Simone Inzaghit si Henrikh Mkhitaryan, Matteo Darmian, Federico Dimarco, Denzel Dumfries dhe Lautaro Martinez.
Interi bëri përshtypje të mirë sezonin e kaluar duke arritur në finalen e Ligës së Kampionëve dhe e ka ruajtur atë momentum këtë sezon, duke u ngjitur në krye të tabelës së Serie A dhe duke arritur në fazën eliminatore të kompeticionit kryesor të klubeve evropiane.
“Gazzetta dello Sport” detajon se si Interi u takua kohët e fundit me agjentin e Barella-s, Alessandro Beltrami për të nisur negociatat për kontratën e re. Të dyja palët do të kenë një tjetër takim së shpejti, të etur për të vendosur shpejt një marrëveshje të re.
Ndonëse nuk ka ndonjë urgjencë të madhe, asnjëra palë nuk dëshiron të vonojë dhe indikacionet aktuale sugjerojnë se stilolapsi mund të hidhet në letër për një kontratë të re në javët e para të vitit të ri.
Barella aktualisht fiton rreth 5 milionë euro neto në sezon plus gati 1 milionë euro shtesë dhe kjo marrëveshje skadon në vitin 2026. Ideja është të zgjatet deri në vitin 2028 dhe të rrisë pak pagën e tij, diçka me të cilën mesfushori është i kënaqur.