UBT News

Interi “hakmerret” për eliminimin e Milanit, fiton edhe ndeshjen e dytë ndaj Feyenoordit

Inter nuk ka lejuar befasi dhe ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra italiane është “hakmerr” ndaj Feyenoordit, të cilët një raund më parë e eliminuan Milanin.

Interi fitoi sonte në “Guiseppe Meazza” me rezultat 2-1, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 4-1.

Marcus Thuram i dha epërsinë Interit në minutën e 8-të. Jakup Moder barazoi shifrat në minutën e 42-të, pasi u tregua i sakt nga penalltia.

Fitoren Interit sonte ja siguroi Hakan Calhanoglu, i cili shënoi nga pika e bardhë, në minutën e 51-të.

Exit mobile version