UBT News

Interi “hakmerret” ndaj Fiorentinës, ndikon dhe vendimi i gabuar i gjyqtarit

Interi ka mposhtur Fiorentinën në shtëpi, ndërsa e sheh veten në vendin e dytë në klasifikim, 1 pikë pas Napolit. Gjyqtari u bë protagonist i takimit, ku pas një vendimi të gabuar të tij, zikaltrit shënuan gol.

Interi nuk do të dorëzohet në asnjë moment kur diskutohet për kreun e Serisë A, ku të hënën triumfoi ndaj Fiorentinës, duke ruajtur distancën vetëm 1 pikë nga vendi i parë që mbahet nga Napoli. Në Meazza, të besuarit e Simone Inzaghit vinin të motivuar për t’u hakmarrë Fiorentinës, dhe diçka të tillë e arritën duke fituar në shifrat 2-1. Një ndeshje në të cilën protagonist ishte gjyqtari kryesor La Penna.

Goli i parë i zikaltërve erdhi pas një këndoreje, por më herët duhet të ishte akorduar rivënie fundore për Fiorentinën, por nuk u pa nga gjyqtari La Penna, i cili akordoi goditje këndi, nga ku u shënua goli i parë në favor të zikaltërve. Më saktë, ishte një autogol i Pongracic. Në fraksionin e parë, një penallti e shndërruar në gol nga Mondragora riktheu ekuilibrat.

Në pjesën e dytë, Arnautovic solli fitoren, me Interin që mposht Fiorentinën, por qëndron pranë Napolit kryesues. Miqtë e kontestuan së tepërmi rastin ku gjyqtari veproi gabim, ndërsa ky episode nuk i shpëtoi as mediave italiane, të cilat e cilësuan të drejtë reagimin e ekipit nga Firence, por që asgjë nuk mund të ndryshonte më pas.

Exit mobile version