UBT News

Interi futet në garë për transferimin e Jonathan David

Jonathan David është duke kaluar muajt e fundit te skuadra franceze Lille. Sulmuesi kanadez do të mbetet i lirë në verë pasi kontrata me klubin francez i skadon dhe nuk ka pranuar rinovimin e saj.

Shumë skuadra janë vënë pas kanadezit i cili ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij.

Interi është një nga skuadrat e fundit që i është shtuar garës për kanadezin dhe duan transferimin e tij me parametra zero.

Neroazzurët kanë filluar kontaktet me agjentët e lojtarit dhe duan ta kenë atë në sulm së bashku me Thuram dhe Lautaro Martinez.

Interesim për David kanë shprehur edhe klubet angleze, megjithatë dëshira e tij mbetet Barcelona.

Exit mobile version