Kompania e veshjeve “Nike” raportohet se e ka informuar Interin se ata synojnë të ulin pagesën e sponsorizimit për 1 milionë euro pasi gjigantët e Serie A finalizuan një marrëveshje të re me “Moncler”.

Inter njoftoi një partneritet të ri me “Moncler” në dhjetor duke shkaktuar një reagim nga prodhuesit e tyre të veshjeve, të cilët, sipas “Calcio & Finanza” janë të gatshëm të ndryshojnë marrëveshjen e tyre me “Nerazzurrët”.
Sipas raportit, “Nike” e ka informuar tashmë Interin se do të zbresin 1 milion euro nga marrëveshja e tyre pasi besojnë se marrëveshja me “Moncler” shkel kontratën e përcaktuar me “Nerazzurrët”.
Nga ana tjetër, dokumentet e treguara për “Calcio & Finanza” theksojnë se si “Nerazzurrët” janë të lirë të përfundojnë marrëveshjet me markat e veshjeve të kufizuara në veshjet zyrtare dhe këpucët zyrtare.’
Burimet e Interit konfirmojnë se ata janë në bisedime me Nike për të zgjidhur këtë çështje.