Drejtorët e Interit dhe Chelseat do të takohen së shpejti për të diskutuar të ardhmen e Romelu Lukakut, por edhe André Onanas dhe Kalidou Koulibalyt.
Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano pretendon se drejtorët e “Nerazzurrëve” dhe “Bluve” do të ulen së shpejti në një takim ku do të diskutohet rreth merkatos dhe sipas “Sky Sport Italia”, ai do të zhvillohet në Londër.
“Nerazzurrët” e kanë bërë Kalidou Koulibalyn prioritetin e tyre të për fazën mbrojtëse, duke qenë se Milan Skriniar do t’i bashkohet PSG-së.
Sipas Romanos, në takim mund të diskutohet edhe Trevoh Chalobah.
Nga ana tjetër, Chelsea është i interesuar për portierin e Interit, André Onana. Reprezentuesi kamerunas, i cili iu bashkua Interit në si lojtar i lirë nga Ajaxi verën e kaluar, u vlerësua nga Pep Guardiola para dhe pas finales së Ligës së Kampionëve javën e kaluar .
E fundit por jo më pak e rëndësishme, Interi dhe Chelsea do të diskutojnë gjithashtu për Lukakun. Reprezentuesi belg është i huazuar në Inter dhe duket i gatshëm të qëndrojë edhe në sezonin 2023-2024.