UBT News

​Interi dëmtohet rëndë, pezullohen tre gjyqtarë pas derbit me Napolin

Pas polemikës së fortë në ndeshjen Napoli–Inter, Federata e Gjyqtarëve Italianë (AIA) ka vendosur të pezullojë gjyqtarin Mariani, asistentin Bindoni dhe arbitrin e VAR-it, Marini.

Shkak u bë penalltia e dhënë për Napolin pas një kontakti mes Mkhitaryan dhe Di Lorenzos, që më vonë u konsiderua i gabuar.

Sipas vlerësimit të AIA-s, gabimi ishte “i trefishtë”: Mariani, që ishte pozicionuar mirë, fillimisht e la lojën të vazhdonte, asistenti Bindoni e bindi ta ndryshonte vendimin dhe VAR që nuk ndërhyri për ta korrigjuar situatën.

Përgjegjësitë janë ndarë në 30% për Marianin, 60% për Bindonin dhe 10% për VAR-in.

Pezullimi më i gjatë i takon Bindonit, i cili pritet të mos rikthehet në detyrë deri në fund të nëntorit. Mariani është hequr nga lista e ndeshjeve të javës së 9-të dhe pritet të mungojë edhe në xhiron e ardhshme, për t’u rikthyer më pas ndoshta në Serie B ose si VAR.

Ky nuk është incidenti i parë për gjyqtarin Mariani, i cili edhe më parë ka qenë në qendër të debatit për vendime të diskutueshme në ndeshje të rëndësishme të Serie A./S.K/KP/

Exit mobile version