Interi ka arritur marrëveshje të plotë me mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani për kushtet personale. Bisedimet janë duke avancuar me Empolin ku edhe po diskutohet çmimi që duhet paguar për shërbimet e tij.
Kështu raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano i cili shton se drejtori i përgjithshëm i Interi po punon fuqishëm për këtë.
Asllani dhe Bellanova janë që të dy pranë Interit, ndërsa Bremer ka qenë gjithmonë objektivi kryesor si qendërmbrojtës i ri.
Interi po ashtu është në bisedime të avancuar me Paulo Dybalan si dhe po negocion me Chelsean për rikthimin e Romleu Lukakut.