Me hapjen e afatit kalimtar dimëror të transferimeve, kanë filluar të qarkullojnë spekulime të shumta për të ardhmen e lojtarëve të ndryshëm.
Pjesë e këtyre spekulimeve është edhe ylli i Barcelonës, Ousmane Dembele, i cili tani po lidhet me një kalim te kampioni francez, Paris Saint-Germain.
Dembele ka përgënjeshtruar zërat se ai mund të largohet te Barça, duke thënë se është i lumtur dhe se dëshiron të vazhdojë me gjigantin katalunas.
“Kam nënshkruar një kontratë të re me Barcelonën para pak muajsh. Jam i lumtur këtu dhe unë dua që të vazhdojë me Barcelonën”, tha Dembele.
“Paris? Jo, unë ndjehem mirë te Barça. Xavi dhe bordi kanë besim tek unë. Jam i lumtur me besimin e tyre në mua”, shtoi më tej ylli francez.
Këtë sezon, në 23 paraqitje në të gjitha garat, Ousmane Dembele ka regjistruar gjashtë gola dhe shtatë asistime mbi emrin e tij.