UBT News

Interesim i madh për Sergio Ramos, Real Madrid në heshtje

Real Madridi është në një situatë jo të mirë, shkaku i situatës me Sergio Ramos. Mbrojtësi spanjoll është duke u kërkuar nga shumë klube të mëdha evropiane.

Ai është futur në vitin e fundit të kontratës me Real Madridin, gjë që ka bërë që skuadra si Manchester United, Manchester City, Chelsea, Arsenal, Liverpol dhe Tottenham Hotspur të interesohen për të.

Kapiteni i Real Madridit dëshiron që të përfundojë karrierën në Santiago Bernabeu, mirëpo nëse klubi nuk i ofron kontratë të re, gjë që klubi ende nuk e ka bërë, atëherë ai mund të ndërrojë skuadër.

Kujtojmë se është përfolur edhe për një kalim të mundshëm të Sergio Ramosit në Francë, te gjigandët francez, Paris Saint Germain, por që ende nuk ka diçka konkrete./UBTNews

Exit mobile version