UBT News

Interesim i madh për biletat e ndeshjes mes Trepçës dhe Pejës

Sonte luhet ndeshja e parë e serisë së finales së “PlayOff-it” të Superligës së Kosovës në basketboll.

KB Trepça e pret KB Pejën në palestrën e sporteve “Minatori” në Mitrovicë me fillim nga ora 20:00.

Ndërkaq, tani ka filluar të bëhet edhe shitja e biletave për këtë derbi, ku edhe ka një interesim të madh.

Se interesimi për bileta është i madh, dhe se mitrovicasit janë të çmendur pas basketbollit e tregojnë edhe fotot më poshtë.

Exit mobile version