UBT News

Interesim i madh i stafit shëndetësor për të marrë vaksinën Pfizer

Në sallën “1 Tetori” sot pritet të rinis procesi i vaksinimit me Pfizer, dozat e të cilës kompani për herë të parë kanë arritur gjatë së martës në Kosovë. Për të marrë vaksinën Pfizer në mëngjesin e së mërkurës është parë një interesim i madh i profesionistëve shëndetësorë.

Para qendrës, pra në sallën “1 Tetori” në Prishtinë janë parë numër i madh i stafit shëndetësor të cilët po vazhdojnë të presin për të marrë vaksinën Pfizer.

Janë 4 mijë e 680 doza të vaksinës Pfizer që kanë arritur të martën në Kosovë, e të cilat janë donacion nga Bashkimi Evropian. Donacion ky i cili është pjesë e 95 mijë dozave të vaksinave antiCOVID-19 që BE ka ndarë për Kosovën. Përparësi për imunizim edhe në këtë fazë kanë profesionistët shëndetësorë.

Ndërsa në Kosovë tashmë janë vaksinuar 24 mijë qytetarë me vaksinën AstraZeneca e cila iu dhurua qytetarëve të Kosovës nga COVAX. Ky proces zgjati rreth 1 muaj dhe ndonëse prioritet kishin profesionistët shëndetësorë, me këto doza u vaksinuan rreth 5 mijë mjekë e infermierë.

Exit mobile version