Stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë i stërmbushur për ndeshjen e nesërme të Ligës së Konferencës ku Ballkani do të ballafaqohet me Shkupin për një vend në fazën e grupeve të kësaj gare.
Klubi nga Suhareka ka bërë të ditur se interesimi për të siguruar një biletë për këtë ndeshje është jashtëzakonisht i madh.
Tutje në njoftimin e tyre thuhet se edhe ditën e nesërme do të shiten rreth 1000 bileta, te NEW BORN në Prishtinë.