UBT News

Inter – Real Madrid, Paris Saint-Germain – RB Leipzig dhe Liverpool – Atalanta, ndeshjet më interesante në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve do të vazhdojë këtë të martë dhe të mërkurë, me disa ndeshje interesante, sa i përket javës së katërt në Ligën e Kampionëve.

Inter do e presë në shtëpi Real Madridin i cili në këtë takim vjen pa Benzeman, Casemiron, Luka Jovic, Eder Militao, Odriozola, Ramos e Valverde, që të gjithë të lënduar e disa të prekur me virusin corona. E nga kampi i Interit do të mungojnë Brozovic, Kolarov, Padelli e Vecino, mirëpo lojtarët kyç të ekipit të Contes do të jenë të gatshëm për këtë përballje titanike.

Ndeshja tjetër interesante mes PSG-së dhe Leipzigut do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 21:00, e që do të sjellë spektakël, marrë parasysh rezultatin e parë në gjermani, që triumfoi Leipzig 2 me 1. PSG vjen në këtë takim me shumë mungesa, teksa edhe Leipzigut do t’i mungojnë disa lojtarë. Paris Saint-Germain nuk do të llogarisë në Bernat, Draxler, Gueye, Herrera, Icardi, Kehrer, Kimpembe e Verrati për shkak të lëndimeve e suspendimeve, gjersa Leipzig do të jetë pa Halstenberg, Hartmann, Hwang Hee-Chan, Klostermann, Laimer e Mukiele.

Liverpool do e presë Atalantan në Anfield Road, ku anglezët vijnë me shumë mungesa, që mezi po përballojnë këtë periudhë të vështirë për klubin. Lëndimet e shumta i kanë shkaktuar mjaft telashe trajnerit Jurgen Klopp, por që në vikend e kishte në kontroll skuadrën në mënyrë perfekte. Atalanta në këtë takim nuk do të llogarisë në shërbimet e Caldaras, Xhimshitit, Hateboer, Malinovsky e Muriel./UBTNews

Exit mobile version