UBT News

Inter në luftë me Juventusin për sulmuesin e Genoas

Albert Gudmundsson po shkëlqen këtë edicion me Genoan dhe kjo ka bërë që emri i tij të lidhet me një transferim të mundshëm në merkaton e ardhshme. E interesimi për shërbimet e islandezit nuk mungon nga ‘top’ klubet e Serie A, siç janë Juventus e Inter.

Gara ka filluar që në këto momente teksa bardhezinjtë kanë nisur sondazhet e para për sulmuesin.

Ndërkohë, zikaltërit duke pasur parasyshë interesin e torinasve, por edhe të disa klubeve në Angli, kanë qëllim t’i prijnë garës, teksa kanë edhe një marrëdhënie mjaftë të mirë me klubin e Genoas.

Drejtuesit e Inter shpresojnë të përsërisin një operacion si në rastin e transferimit të Davide Frattesit, pra huazim më pas me blerje të obliguar. Inter është gati të marrë përsipër këtë investim dhe të shpenzojë rreth 30 milionë për 26-vjeçarin.

Në ditët në vijim priten zhvillime të reja mes Interit dhe Genoas, teksa zikaltërit nuk do të mjaftohen vetëm me Mehdi Taremin për sezonin e ardhshëm, pasi që do të synojnë të blindojnë repartin ofansiv, duke ndjekur objektivat si, triumfi në Serie A si dhe suksesi në Champions League./UBTNews/

Exit mobile version