Inter Milan është shpallur kampion i Italisë për herë të 21-të në histori, duke siguruar matematikisht titullin në Serie A pas fitores 2:0 ndaj Parma.
Ndeshja e javës së 35-të u vendos në Stadio Giuseppe Meazza, ku Interi e mbylli punën që në pjesën e parë dhe e vulosi triumfin në minutën e 80-të.
Golat për zikaltërit u shënuan nga Marcus Thuram në minutën e 45+1 dhe nga Henrikh Mkhitaryan në minutën e 80-të.
Me këtë fitore, Interi shkon në 82 pikë, duke krijuar avantazh të pakapshëm prej 12 pikësh ndaj Napoli, tri xhiro para fundit të sezonit.
Ky është titulli i 21-të kampion për Interin, i cili rikthehet në majat e futbollit italian pas suksesit të dy viteve më parë, kur fitoi edhe titullin e 20-të. Rivaliteti historik në Itali vazhdon të dominohet nga Juventus me 36 tituj, ndërsa Interi tashmë renditet i dyti, para AC Milan që ka 19 trofe.
