UBT News

Inter Miami dhe Messi e nisin me fitore sezonin e ri në MLS

Inter Miami ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Real Salt Lake në ndeshjen e parë të sezonit 2024 në Major League Soccer (MLS).

Ekipi i Lionel Messit ka shfrytëzuar mirë pushimin dhe e ka nisur me fitore sezonin e ri në ligën elitare të futbollit të SHBA-ve.

Pjesa e parë e ndeshjes u dominua nga vendasit, ku edhe arritën të shënojnë gol me anë të Robert Taylor, pas asistimit të Messit.

Në pjesën e dytë, mysafirët ishin skuadër më e mirë duke krijuar më shumë raste, por Inter Miami e menaxhuan mirë lojën dhe në fund shënuan edhe golin e dytë.

Goli erdhi në minutën e 83-të dhe ishte Diego Gomez, ai i cili vulosi rezultatin përfundimtar 2-0 pas asistimit të Luis Suarez.

Në ndeshjen e ardhshme, Inter Miami luan në udhëtim ndaj Los Angeles Galaxy./UBTNews/

https://twitter.com/InterMiamiCF/status/1760503077239451914/photo/1

Exit mobile version