UBT News

Inter-Liverpool, formacionet e mundshme

Pas emocioneve që dhuroi mbrëmë ndeshja ndërmjet Paris Saint-Germain dhe Real Madridit që përfundoi me fitoren e skuadrës franceze, sonte Liga e Kampionëve ofron një tjetër sfidë spektakolare.

Në stadiumin “Giuseppe Meazza” me fillim nga ora 21:00 Interi e pret gjigantin anglez, Liverpoolin, për ta zhvilluar sfidën e parë ndërmjet tyre të fazës së eliminimit direkt.

Simone Inzaghi dhe Jurgen Klopp vlerësuan lart njeri-tjetrin në konferencat e tyre për shtyp duke thënë se do të jetë një ndeshje ndërmjet ty skuadrave me kualitete të mëdha brenda tyre.

Liverpooli vjen i kompletuar në këtë ndeshje kurse nga radhët e Interit do të mungojnë Gisens, Correa dhe Barella, kurse janë në dyshim edhe Bastoni dhe Vecino.

Këto janë formacionet e mundshme:

Inter: (3-5-2): Handanovic; Skriniar, de Vrij, Bastoni; Dumfries, Vidal, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Martinez

Liverpool: (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konate, van Dijk, Robertson; Thiago, Fabinho, Keita; Salah, Jota, Mane

Exit mobile version