UBT News

Inter fillon spastrimin e skuadrës për edicionin e ardhshëm

Kampionati tanimë ka përfunduar për Interin pesë javë para fundit të sezonit në Serie A. Përveç festës, drejtuesit e klubit zikaltër kanë filluar të mendojnë për sezonin e ardhshëm.

Deri tash, skuadra e Simone Inzaghit ka konfirmuar afrimin e sulmuesit, Mehdi Taremi dhe mesfushorit Piotr Zielinski, të cilët vijnë me parametra zero.

Ndërkaq sipas raportimeve të mediave italiane, bëhet e ditur se përveç afrimeve, Interi ka në listë disa futbollistë të cilët duket se do të largohen në fund të sezonit nga kampioni i Serie A.

Bëhet fjalë për Alexis Sanchez, Juan Cuadrado e Stefano Sensi të cilëve ju skadon kontrata në fund të këtij edicioni dhe si duket zikaltërit nuk kanë ndërmend ta vazhdojnë bashkëpunimin me ta.

Me ardhjen e Taremit te Interi, Sanchez nuk do të ketë minutazh të mjaftueshme dhe largimi i tij është i pashmangshëm.

Cuadrado nuk përmbushi pritshmëritë pas lëndimeve të shpeshta, teksa edhe i është komunikuar vendimi për të mos rinovuar kontratën e cila skadon më 31 maj, shtuar faktin që tashmë në skuadër bën pjesë edhe kanadezi Tajon Buchanan.

Në anën tjetër, Sensi nuk bën pjesë në planet e trajnerit, ndaj nuk do të rinovojë. Në të njëjtën rrugë është edhe Davy Klassen, që ka një kontratë 1+1, me Interin që ka në dorë opsionin e rinovimit, por duket se nuk do ta përdorë, duke qenë se futbollisti bindi Inzaghin.

Ndërkohë në dyshim është edhe portieri Audero, i cili ka qenë zgjedhja e dytë gjatë këtij sezoni. E ardhmja e tij varet nga braziliani Bento, të cilin Interi po provon ta sjellë në Milano. Nëse arrihet marrëveshja me Benton, atëherë Audero do të kthehet te Sampdoria, për t’i lënë vendin brazilianit./UBTNews/

Exit mobile version