Ylli i Real Madridit, Isco Alarcon, si duket është një nga lojtarët e parë që do të largohet nga Madridi në afatin kalimtar të janarit.
Isco nuk është më i preferuari i Zinedine Zidane, dhe ka një kohë të gjatë që ai nuk është duke pasur minutat e mjaftueshëm nën urdhërat e trajnerit francez. Marrëdhënia mes tyre është zbehur dhe tani bëhet e ditur se Zidane i ka thënë Iscos se nuk është duke llogaritur në shërbimet e tij, ndaj edhe derën e ka të hapur që të largohet nga klubi.
Skuadra favorite për të nënshkruar me talentin spanjoll mbetet klubi londinez Arsenal, e që kohëve të fundit është duke kaluar në një krizë rezultatesh, por së fundmi garës i është bashkuar edhe Interi.
Antonio Conte në vetvete e ka pranuar se ka bërë gabim me transferimin e danezit Christian Eriksen, e që tani me ngulm kërkon transferimin e Iscos. Mediat italiane dhe ato spanjolle janë duke raportuar se mund të ndodhë një shkëmbim mes Eriksen dhe Iscos, e që një marrëveshje e tillë mund të jetë e pranueshme për të dy klubet.
Isco, këtë sezon është aktivizuar në vetëm 10 ndeshje, ndeshje këto që shumicën prej tyre e ka nisur nga banka rezervë.
Ish-lojtari i Spanjës, fitues i katër Champions League me Real Madridin është duke kërkuar largimin, për të pasur minuta më shumë në dispozicion, në mënyrë që të marrë biletën për të luajtur në Europianin e vitit 2021, me kombëtaren spanjolle./UBTNews