UBT News

Inteligjenca lituaneze thotë se Rusia ka burime të mjaftueshme për të vazhduar luftën edhe dy vjet

Shefi i inteligjencës ushtarake lituaneze tha se Rusia ka burime të mjaftueshme për të vazhduar luftën në Ukrainë për dy vjet.

“Resurset që Rusia ka për momentin do të mjaftonin për të vazhduar luftën me intensitetin aktual për dy vjet”, u tha Elegijus Paulavicius, gazetarëve në Vilnius.

“Për sa kohë Rusia do të jetë në gjendje të zhvillojë luftën do të varet gjithashtu nga mbështetja për ushtrinë ruse nga shtete, si Irani, Koreja e Veriut. Por nëse shikoni se çfarë ka Rusia sot, si rezervën strategjike, pajisjet, municionet, armatimet, ajo mund ta përdorë me intensitetin aktual për dy vjet”, shtoi ai./UBTNews/

Exit mobile version