Rusët projektuan një fermë të (ro)botëve si një mjet për të shpërndarë informacione të rreme midis përdoruesve të internetit të Ukrainës, të cilat synonin diskreditimin e autoriteteve ukrainase dhe prishjen e programit kombëtar të vaksinimit, thuhet në raportin e Shërbimit të Inteligjencës së Ukrainës, botuar më 17 shtator 2021.
Sipas këtij raporti, koordinatori dhe administratori i fermës së botëve të zbuluar ishte një person i gjinisë femër, banore në qytetin Dnipro të Ukrainës. Rusët i siguruan asaj të gjitha pajisjet dhe softuerin e nevojshëm të telekomunikimit dhe e konfiguruan atë nga distanca.
Gruaja vendosi pajisjen softuerike dhe harduerike në një apartament të marrë me qira për këtë rast. Duke përdorur pajisjen, ajo administronte më shumë se 5.000 llogari në Facebook, të cilat dyshohet se i përkisnin qytetarëve ukrainas, megjithëse ato në të vërtetë përdornin të dhëna personale të rreme.
Në baza të rregullta, rusët i dhanë administratorit të fermës histori të rreme për t’u rritur në rrjetet sociale. Për më tepër, asaj iu desh të krijonte në mënyrë aktive profile të reja të përdoruesve të rremë.
Zbulimi i aktiviteteve të një ferme ruse në qytetin Dnipro të Ukrainës, nuk është një incident i izoluar, pasi që Shërbimi i Inteligjencës së Ukrainës kishte zbuluar dhe mbyllur rregullisht rrjete të tilla.