Pas zgjedhjeve në Bullgari, dialogu mes Sofjes dhe Shkupit mund të marrë kuptim dhe dinamikë tjetër. Këtë deklaroi për mediat kryeministri teknik Stefan Janev.
Ky është një lajm i mirë jo vetëm për fqinjët tanë, por edhe për Shqipërinë pasi procesi i integrimit po ecën paralelisht për të dy shtetet ballkanike dhe vetoje bullgare kundër Maqedonisë ishte ajo që bllokoi edhe mbajtjen e tryezës së parë ndërqeveritare. Zgjedhjet në Bullgari mbahen më 14 nëntor.
Kryeministri Rama, i ka bërë shpesh thirrje Bullgarisë të hapë rrugën e integrimit. Në një intervistë në fillim të shtatorit, Rama u shpreh: “Mos jini kaq tipikë europianë, bëhuni ballkanas, hapni rrugën. Çfarë po përpiqeni të shpëtoni? Hapini rrugën bisedimeve, na lini të flasim me ta. Mos bllokoni”.