UBT News

Instituti ​GAP: Kryetarët e komunave dhanë 1 mijë e 819 premtime për mandatin qeverisës 2021-2025

Numrin më të madh të premtimeve për mandatin e qeverisës 2021-2025 ka dhënë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, me 206 premtime. Pasuar nga kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza me 123 premtime. Në vendin e tretë është kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni me 109 premtime. Kurse me numër më të vogël të premtimeve prej të gjithë kryetarëve aktualë të komunave është kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, me 19 premtime.

Kështu ka thënë Bekim Salihu, analist politikash në Institutin GAP në një konferencë për media. Salihu theksoi se përmes vlerësimit të premtimeve zgjedhore, Instituti GAP ka për qëllim që t’i mbajë përgjegjës kryetarët e zgjedhur për premtimet e dhëna.

Sipas GAP, premtimet e dhëna nga kryetarët e komunave sipas fushave për mandatin qeverisës 2021-2025 janë 1 mijë e 819 premtime në total.

Exit mobile version