UBT News

Instagram dhe Twitter kufizojnë llogaritë e reperit Kanye West

Platformat Instagram dhe Twitter ia kanë kufizuar llogaritë reperit Kanye West pas postimeve antisemitike gjatë fundjavës.

Në një postim tashmë të fshirë nga e premtja, West ndau një pamje të një shkëmbimi tekstesh mes tij dhe Diddy, në të cilën ai dyshohet se shfaqte Westin duke pretenduar se Combs kontrollohej nga njerëzit hebrenj.

“Jezusi është hebre”, shkroi ai në mbishkrim, raportoi NBC News.

Kurse një zëdhënës i platformës Twitter tha për BuzzFeed News se: “Llogaria në fjalë është bllokuar për shkak të shkeljes së politikave të Twitter”.

Reperi kontrovers, i cili ligjërisht ndryshoi emrin e tij në Ye, kohët e fundit tërhoqi kritika të rënda për veshjen e një bluze ku shkruante “jeta e të bardhëve ka rëndësi” gjatë javës së modës në Paris./UBTNews/

Exit mobile version