UBT News

Inspektohen 26 auto-parkingje në Prizren e Suharekë, konstatohen shkelje të shumta

Inspektorati Qendror i Punës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucione të tjera hetimore e kontrolluese, ka ndërmarrë një aksion të përbashkët inspektues në komunën e Prizrenit dhe atë të Suharekës.

Aksioni, i cili është koordinuar me Prokurorinë Themelore në Prizren, ka përfshirë kontrolle të detajuara në gjithsej 26 auto-parkingje për të verifikuar zbatimin e legjislacionit në fuqi.

Në këtë aksion, përveç Inspektoratit të Punës dhe Policisë së Kosovës (Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit), kanë marrë pjesë edhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) si dhe Inspektorati Qendror nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (IQMINT).

Gjatë inspektimeve në terren, zyrtarët kanë konstatuar shkelje të ndryshme ligjore, me ç’rast secili nga institucionet pjesëmarrëse ka ndërmarrë masat dhe veprimet përkatëse sipas kompetencave të veta ligjore.

Nga Inspektorati Qendror i Punës kanë bërë të ditur se mbeten të përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin ndërinstitucional me qëllim forcimin e zbatimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve si dhe krijimin e një mjedisi të sigurt e të ligjshëm pune. /E.A/

Exit mobile version