Sulmuesi Lorenzo Insigne pritet të largohet nga skuadra e Napolit në fund të këtij sezoni.
Mediumet italiane kanë raportuar se Insigne ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin tjetër dhe për këtë arsye do të largohet.
Ai nuk është aspak i kënaqur me kushtet e ofruara në kontratën e re pasi po i kërkohet ta ul pagën për 50 për qind.
Insigne aktualisht ka pagë vjetore prej pesë milionë eurosh kurse në kontratën e re, atij i është ofruar 2.5 milionë euro në vit.
Insigne është pjesë e Napolit prej vitit 2012 dhe këtë edicion ka shënuar 13 gola e ka bërë tetë asistime në 26 paraqitje në të gjitha garat.