Indonezia raportoi 54,517 raste të reja të COVID-19, rekord kombëtar i rasteve të raportuara brenda një dite dhe një shenjë paralajmëruese për vendin e katërt më të populluar në botë, thanë autoritetet të mërkurën.
Vendi i populluar me rreth 270 milionë njerëz, tani po raporton më shumë raste në ditë sesa India, duke e bërë atë epiqendrën e re të pandemisë në Azi. Nëse përhapja vazhdon, ekspertët thonë se kjo mund të çojë sistemin e kujdesit shëndetësor atje në prag të katastrofës.
Ekspertët thonë se Indonezia tani po korr kostot e mos zbatimit të bllokimeve të rrepta dhe as të investimeve të mjaftueshme në sistemet efikase të gjurmimit të kontakteve. Antara News i drejtuar nga shteti, raportoi se 90,000 nga 120,000 shtretërit në spitalet e Indonezisë janë të zënë. Ndërsa çmimet e oksigjenit u rritën në fund të qershorit.
Indonezia ka vaksinuar plotësisht vetëm 5.5% të popullsisë së saj, sipas gjurmuesit të vaksinave kundër COVID-19 të CNN. Të martën, gati 3.5 milion doza të vaksinës AstraZeneca Covid-19 arritën në Indonezi si pjesë e programit global të ndarjes së vaksinave COVAX. Indonezia ka marrë më shumë se 14 milion vaksina përmes programit, sipas mediave shtetërore, raporton CNN.