UBT News

Indonezi: Tifozët ‘vdiqën në krahët’ e lojtarëve

Tifozët e futbollit “vdiqën në krahët” e lojtarëve gjatë një përplasjeje në stadiumin Kanjuruhan të Indonezisë, tha trajneri i ekipit vendas, pasi numri i fëmijëve të vrarë në këtë tragjedi u rrit në 32.

Javier Roca tha se përplasja ku humbën jetën 125 persona, e la atë në një gjendje tejet të rëndë emocionale.

Autoritetet thonë se viktima më e re e fatkeqësisë së të shtunës ishte vetëm tre vjeç.

Rreth 18 oficerë po hetohen pasi policia hodhi gaz lotsjellës ndaj tifozëve që pushtuan fushën kur ndeshja përfundoi.

Zëvendësministri i Indonezisë për çështjet e fëmijëve dhe grave tha se fëmijët ishin të moshës nga tre deri në 17 vjeç.

Një dëshmitar okular i tha BBC-së se policia kishte gjuajtur shumë fishekë gazi “vazhdimisht dhe shpejt” pasi situata me tifozët u bë “e tensionuar”. Mbështetësit e skuadrës vendase Arema FC vrapuan në fushë kur ndeshja përfundoi në një humbje 3-2 ndaj rivalëve të tyre Persebaya Surabaya.

Videot në mediat sociale tregojnë fansat duke u kapur mbi gardhe për të shpëtuar. Në video të tjera shiheshin trupa të pajetë në dysheme./UBTNews/

Exit mobile version